Plas sherri në Krujë, konflikti me sende të forta degradon në shkrepjen e armës

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në shkrepje armësh në Krujë.

Mësohet se në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj. ka ndodhur një konflikt mes të parëve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër).

Konflikti ka filluar me sende të forta dhe si pasojë janë plagosur pronarët e dyqanit,teksa personat e tjerë të përfshirë në sherr kanë qëlluar me armë dhe më pas janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj.,  dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 19.06.2023 20:21