E mitura që u përdhunua në hotel tregon tmerrin: Më futi me forcë në makinë
Pëlqej
Ajo ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Ka qenë e motra që e ka denoncuar si të zhdukur dhe më pas është zbuluar ndodhia e frikshme.

Kjo është historia e 13 vjeçares nga Durrësi, e cila u përdhunua në hotel nga një i ri, i arrestuar tashmë nga policia.

Por 32 vjecari ka hedhur poshtë cdo akuzë.

13-vjeçarja, pasi është kthyer në shtëpi, ka pohuar para familjarëve të saj se ishte rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht nga një djalë i madh në moshë në një hotel që ndodhet në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Vajza ka pohuar para policisë se nuk njihej më parë me 32- vjeçarin, por ai e ka futur me forcë në automjetin e tij, teksa ajo kthehej nga shkolla për në banesë.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja.

Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, ka deklaruar 13-vjeçarja për Policinë.

Pas kësaj dëshmie, oficerët e Policisë kanë kryer verifikime pranë hotelit ku pretendonte e mitura se kishte ndodhur abuzimi me të.
Shtuar më 21/11/2017, ora 20:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori