Rebelimi i Wagner, Borrell: Putin krijoi një përbindësh që tani po e kafshon

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell thotë se rebelimi i ndërprerë i grupit Wagner gjatë fundjavës tregon çarje në fuqinë ushtarake të Rusisë.

“Sistemi politik po tregon brishtësi dhe fuqia ushtarake po plasaritet,” tha ai për gazetarët në Luksemburg, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin, përbindëshi po e kafshon tani, përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij,” tha Borrell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, duke shtuar se “nuk është gjë e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia të “kalojë në një fazë të paqëndrueshmërisë politike”./albeu.com


Shtuar 26.06.2023 10:16