"E meritonte!", zbardhet dëshmia autorit të krimit në Durrës
Eshtë zbardhur dëshmia e autorit që tre ditë më parë vrau në Durrës një 45-vjeçar.

Autori Ndue Zefi nuk është penduar para organeve të akuzës madje ka thënë se viktima Martin Ndreca e kishte merituar të vdiste.

Në dëshminë e tij, Zefi ka vijuar duke thënë se kishte njohje të vjetër me viktimin sepse kanë jetuar në të njëjtin fsha për disa vite.


“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi”.

Lidhur me arsyet dhe rrethanat që e shtynë të ndërmerrte një akt të tillë Zefi ka thënë:

“Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin. Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se tregon edhe se ku e hodhi armën pas vrasjes si dhe vendin ku ka qëndruar i fshehur për tre ditë me radhë.

“Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak metra larg vendit të krimit hodha armën, me të cilën kreva vrasjen dhe u largova në drejtim të Pukës, në vendlindjen time, për t’u fshehur”.

“Por vendosa të dorëzohem në Polici, sepse nuk kisha dëshirë të qëndroja i fshehur, por të përballem me drejtësinë” thuhet më tej në dëshminë e Zefit. /albeu.com/


Shtuar më 27/02/2019, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori