E mashtruan me foton e një vajze, banda shqiptare grabit djalin e biznesmenit grek
Një bandë të miturish shqiptarë të cilët vidhnin dhe grabisin në zonën e Loutrakit janë kapur nga policia.

15 të mitur u shoqëruan dhe në fund 5 prej tyre u prangosën për t’u përballuar me akuzat që rëndojnë kundër tyre.

Por si u zbuluan?

Grabitja e djalit të një biznesmeni dhe dhunoi bënë që policia të zbulonte shqiptarët. Ata e thirrën djalin e biznesmenit jashtë dyqanit të tij në Loutraki duke e mashtruar se do i tregonin foton e një vajze.

Pasi e çuan në një vend të shkretë jashtë syrit të njerëzve, 4 të mitur e sulmuan duke i marrë të hollat që kishte dhe telefonin, ndërsa e goditën disa herë duke e dhunuar.

Djali i biznesmenit shpëtoi pa pasoja të rëndë, ndërsa pas denoncimit autoritetet u vendosën në lëvizje duke i arrestuar shqiptarët. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2020, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori