Gruevski do të
kthehet dhe do ta vuajë
dënimin, porositi ministri i punëve të brendshme, Oliver
Spasovski, në TV 24.
Duke komentuar punën e MPB-së dhe kritikat për arratisjen e ish kryeministrit
Gruevski,
Spasovski shkurt u përgjigj se ai do të
kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe do ta vuajë
dënimin me burg.
Gazeta Lajm para ca kohe ka shkruar se
Gruevski brenda një kohe të shkurtër do të
kthehet në vend,
kurse një gjë të tillë tani e paralajmëron edhe “kryepolici”
Spasovski.
Ministria e drejtësisë në shtator paralajmëroi se do të dërgojë kërkesa të reja për ekstradim të autorëve të veprave penale, për të cilët ka rrethana ose padi të reja,
kurse mes tyre një do të kërkohet në Hungari, për ekstradimin e ish kryeministrit
Gruevski.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 13:39