"E kishin çarë me thikë dhe i kanë djegur kokën”, flasin të afërmit e 45-vjeçarit që u eliminua
Një atentat i rëndë ndodhi ditën e sotme në Korçë ku viktimë mbeti Flamur
Duçi.
Të
afërmit kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen e rëndë.
Flamur
Duçi u gjet i vrarë pranë godinës së biznesit të tij. Ndërkohë të
afërmit janë shprehur për mediet se 45-vjeçari ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Më herët
Duçi kishte jetuar në Francë bashkë me gruan,
ndërsa pas kësaj ata janë ndarë dhe 45-vjeçari është kthyer.
Po ashtu të
afërmit kanë rrëfyer se autorët e kishin çarë me mjete prerëse,
ndërsa i kanë djegur edhe kokën.
Dyshohet se 45 vjeçarit i është bërë pritë, teksa ky i fundit po shkonte për të hapur biznesin e tij.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje,
ndërsa një pistë është ajo e konfliktit me njerëzit e ish-gruas së tij.
Shtuar më 19/12/2019,
ora 12:23