E katërta në pak orë, digjet një tjetër makinë gjatë natës në Krujë
Një makina tip “Golf”, është djegur pak pas mesnate në Krujë.

Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç, ku u dogj pjesërisht në oborrin e banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të zjarrit.

Ky është rasti i katërt për sot, ku një makinë i përket shefit të paraburgimit në qytetin e Vlorës dhe dy të tjera në Elbasas.


Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Shtuar më 27/11/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori