"E kam deklaruar vilën e Lalzit, vijnë çiftet bëjnë fotot e dasmës", Kryemadhi i përgjigjet akuzave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përgjigjur për vilën në Gjirin e Lalzit, për të cilën tha se e dinë të gjithë shqiptarët.

Madje ajo vijoji më tej duke thënë se në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës.

Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet dolce gabbana ne del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet

Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?.

Do tu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.


Shtuar më 27/10/2020, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori