Atentati mes Vlorës, kapet autori që ekzekutoi Tauland Beqirajn
E ka marrë malli për Shqipërinë, Bebe Rexha i tregon gjithë botës (VIDEO)
Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen. Për shkak të angazhimeve dhe largësisë ajo nuk e viziton shpesh Shqipërinë, por duket se ka marrë një pjesë të saj me vete.

Kur ka mëse 1 vit që nuk ka qenë në vendlindjen e saj, duket se këngëtaren e ka marrë malli. Pikërisht në një periudhë kritike për shkak të pandemisë, kur udhëtimet janë të ndaluara.

Ajo ka ndarë një video në Instastory ku shihet një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

Për herë të fundit ajo ishte në vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur fluturoi nga SHBA drejt Bubqit për të parë vetë nga afër dëmet që kishte shkaktuar tërmeti i fuqishëm. Këngëtarja u takua me gjithë banorët e zonës dhe foli nga afër me në një nga familjet që kishte mbetur thuajse pa shtëpi për shkak të dëmeve te shumta që banesa e tyre kishte marrë.

Këngëtarja e ka mbajtur premtimin dhe pak javë më parë ka treguar se shtëpia e tyre është gati. Ajo ka publikuar një video me kujtimet e vitit të shkuar dhe një tjetër në të cilën shihet familja nga Bubqi duke hyrë në banesën e re.

Bebe nuk ka qenë gjithnjë kaq krenare për origjinën e saj dhe ka patur ato momentet e saj të filllimit të karrierës kur donte të mos e tregonte faktin se ishte shqiptare. Në një rrëfim të sinqertë që ka ndarë me fansat disa muaj më parë, këngëtarja e mirënjohur shprehet se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Mirëpo, ajo u inspirua të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete nga Kim Kardashian. Bebe tha se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim. Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

Shtuar më 20/01/2021, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori