E jashtëzakonshme ajo që do të ndodhë më datë 21, alarmohen autoritetet amerikane
Eklipsi i diellit që pritet të ndodhë pas dy ditësh ka marrë vëmendje të madhe në mediat amerikane, pasi një pjesë e mirë e shteteve do të mund të përjetojnë një mbulim të plotë të diellit.

Eklipsi i plotë i diellit do të shihet në shtete si Mossuri, Kansas apo Oregon ndërkohë që dyqanet kanë nisur të hedhin në treg syzet e posaçme për t'a parë atë, shkruan Albeu.com.

Ngjarje të tilla spektakolare ndodhin rrallë, prandaj edhe pritet që miliona qytetarë të vërshojnë në shtetet ku do të shihet eklipsi i plotë.

Autoritetet janë alarmuar për këtë fakt duke paralajmëruar se ajo mund të jetë një ndër ditët me trafikun më të madh pasi priten miliona vizitorë.

Eklipsi tjetër që do të shihet në SHBA pritet të ndodhë në vitin 2024. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2017, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori