E humb i riu, rreh dhe kanos me thikë babain
Një 34-vjeçar është vënë pranga nga policia e Vlorës. Uniformat blu njoftojnë se në pranga ka rënë V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

34-vjeçari, sipas policisë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia.

Shtuar më 02/10/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori