E hodhi makina 5 metra në ajër, gruaja rrëfen si ndenjti dy javë në koma
Aksidentet rrugore po përgjakin rrugët e Shqipërisë duke shënuar balance thuajse lufte. Vetëm përgjatë muajit Shkurt janë shënuar disa aksidente tragjike.
I tillë ishte rasti në Velipojë, mbrëmjen e 18 Shkurtit, ku u shuan 4 anëtarët e një familjeje.

Por sot në studion e “Rudina” ishte Monika Luarasit, një grua e cila i ka mbijetuar një aksidenti të tillë tragjik.

Gjatë emisionit, Luarasi rrëfeu se rreth një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është përplasur nga një makinë dhe është dërguar në spital në gjende të rëndë, në koma.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Mars 2017, para Presidencës. 21-vjeçari Rei Shehu, i cili aksidentoi Monika Luarasin, nënë e dy fëmijëve, e la atë me pasoja të rënda. Gruaja mori goditje në kokë, si dhe theu këmbën e majtë dhe gjurin. Monika tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo ditë dhe nga ai moment.

“Unë jam bërë e vetëdijshme shumë vonë. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo ditë, historinë ma kanë treguar familjarët. Kam dalë nga puna dhe kam dashur të kaloj rrugën. Makina më ka hedhur 4-5 metra lart dhe më pas kam rënë në tokë.

Dëmtimi i këmbës së majtë ka qenë fatal. Pas aksidentit ka ardhur ambulanca dhe më kanë vënë frymërrje artificiale, aty me shumë kujdes jam ndjekur nga mjekët, por për dy javë kam qenë pa shenja jete.

Pas dy javësh në spital jam operuar dhe më ka ikur totalisht memoria. Tre muaj pas aksidentit unë nuk kujtoja asgjë. Nuk njihja asnjeri, kujtoja njerëz për vetëm 5 minuta. Në kujtesën time nuk kishte mbetur asgjë. Unë i kërkoj falje bashkëshortit tim për këtë që ka kaluar me mua, po ashtu edhe fëmijëve të mi”, tha Luarasi./tvklan
Shtuar më 27/02/2018, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori