E goditën mizorisht me levë, rrëfehet i moshuari
Pëlqej
Një i moshuar është goditur me levë në Vlorë dhe ndërkohë raportohet arrestohet në flagrancë agresori. Mentor Mustafaraj gjendet në Spitalin e Vlorës ku po mjekohet për një sërë frakturash në kokë dhe gjymtyrë, si pasojë e goditjeve të marra.

E gjithë ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës, është regjistruar nga një kamera sigurie ku tregohet momenti kur Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, sulmon të moshuarin.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur për motive ende të paqarta, ndërsa 37- vjeçari u arrestua pak pas ngjarjes, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë kriminale pasi Zotaj ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera 63- vjeçarin e dhunuar.

Në momentin e sulmit, në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës, pranë të moshuarit ndodheshin dhe disa persona të tjerë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë. Vetë i moshuari, duke folur për ngjarjen, ka deklaruar se, gjithçka ka lidhje me çështje pronësie.


Nga goditja, 63- vjeçari shprehet se i është dëmtuar njëra këmbë.
Shtuar më 13/01/2018, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori