E goditën me tullë në kokë, kush është mjeku në Durrës
Një mjek është goditur me tullë në kokë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Gerald Kola është goditur me tullë nga dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.

Kola është dhunuar nga dy persona të cilët kishin dërguar për mjekim një familjare të tyre.

Fillimisht ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas kanë dhunuar mjekun ku njëri prej tyre e ka qëlluar me një tulle në fytyrë.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori