E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
E gjobiti KQZ, reagon Erion Veliaj: Gjoba do të apelohet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas gjobës të vendosur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për mos deklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.

Veliaj shprehet se gjoba do të apelohet dhe se puna në Tiranë nuk do të ndalet nga gjumi, duke mos u kursyer kështu edhe me opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Shton 5 vila ne pandemi, kandidon per KM 🤦🏻‍♂️

Shet nga 3 here apartamentet me mashtrim, kandidon per deputete opozite 🤔

Por kur ben detyren tende sipas ligjit duke strehuar 17 familje qe flinin ne çadra, te gjobisin 🏡

Gjoba do apelohet, por puna ne Tirane NUK ndalet nga gjumi!’, shkruan Veliaj.
Shtuar më 09/02/2021, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori