Kamioni përplaset me “Benzin” në “Qafë Plloçë”, 2 të plagosur

Foto ilustruese 

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotmën në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë.

Një automjet  kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 18.05.2023 08:00