Zjarr në plazhin e Semanit, mbërrin menjëherë zjarrëfiksja
Një vatër zjarri është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në sipërfaqen pyjore të Semanit. Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe ka përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrfikës ka konstatuar rreth 1 ha zjarr sipërfaqsor, pa dëm ekonomik. Zjarri nuk ka prekur kurorën pyjore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë, 2 mjete zjarrfikëse dhe 20 forca zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe Emergjencat Civile të Bashkisë së Fierit dhe punonjës të ndërmarrjes Pyjore.

Aktualisht forcat pjesëmarrëse po punojne me pompa shpine për shuarjen përfundimtare të zjarrit, meqënëse mjetet nuk mund të hyjnë në thellësi.

Zjarri është kapur në kohën e duhur dhe po shkon drejt shuarjes së tij. Mendohet që shkaku i zjarrit është pakujdesia njerëzore, pasi ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga plazhistët.
Shtuar më 18/08/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori