Parlamenti i Suedisë miraton zyrtarisht anëtarësimin në NATO, por disa nga anëtarët e aleancës mbeten hezitues

Parlamenti i Suedisë ka miratuar zyrtarisht një projektligj që lejon vendin të anëtarësohet në NATO.

Projektligji u miratua me 296 pro dhe 37 vota kundër, me Partinë e vogël të Majtë dhe të Gjelbërit të vetmet parti në opozitë.

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda kërkuan të bashkohen me aleancën e mbrojtjes vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Të 30 vendet e NATO-s duhet të japin miratimin e tyre, por Turqia dhe Hungaria kanë hezituar ta bëjnë këtë.

Megjithatë, javën e kaluar, presidenti i Turqisë tha se do të mbështeste ofertën e Finlandës për anëtarësim, ndërsa sinjalizoi se kishte ende punë për të bërë përpara se Suedia të mund të priste të njëjtën gjë.

Hungaria tha gjithashtu se do të votojë për ratifikimin e ofertës së Finlandës më 27 mars, por jo atë të Suedisë.

Turqia thotë se Suedia strehon anëtarë të atyre që ajo i konsideron si grupe terroriste, diçka që Suedia e mohon,  dhe ka kërkuar që këta njerëz të ekstradohen.

Por, duke folur në parlament të mërkurën, ministri i jashtëm suedez Tobias Billstrom ishte optimist.

Ai tha se “vetëkuptohet” që Suedia do të jetë anëtare e NATO-s përpara samitit të aleancës në Lituani në korrik./albeu.com