Zbulohet ekzekutori i Nardit të bujtinave në Shkodër
Kristian Sulaj është autori i dyshuar i vrasjes së Nard Polisë në Shkodër.

Personi në fjalë dyshohet se ka kaluar jashtë kufijëve të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër me Malin e Zi.

Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

Pikërisht ishte kjo makinë që çoi policinë në ndalimin e tre shtetasve.

Mjeti tip Audi rezluton në pronësi të shtetasit Alfred Martini, një prej të ndaluarve.

Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit autorit të dyshuar të vrasjes Kristian Sulaj.

Ndërkohë në Gjykatën e Shkodrës janë lënë në burg tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nard Plisë.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. /albeu.com/



Shtuar më 27/03/2019, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori