Zbardhet dëshmia e Bledar Toçit: Pse isha tek shtëpia e Marsida Qatjës, si ndodhi ngjarja
Është zbardhur dëshmia e policit Bledar
Toçi, i cili qëlloi duke e vrarë në vend Dritan Hoxhollin në orët e para të ditës së djeshme brenda ambienteve të shtëpisë së
Marsida Qatjas.
Siç raporton abcnews.al,
Toçi ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se Qatja e kishte telefonuar të mërkurën
pasdite duke i thënë se Hoxholli po e kërcenonte.
"Më mori
Marsida në telefon të mërkurën
pasdite dhe më tha se Dritan Hoxholli e kërcenonte. Unë i thashë se do ta ndihmoja. Ai i thoshte se do t'i merrte fëmijen dy vjeç", është shprehur
Toçi.
Ai shton gjithashtu se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka patur qëllim për ta vrarë.
"Armën e shërbimit e
kisha me vete pasi sapo
kisha mbyllur turnin. Dy të tjerët që ishin në banesë janë shok të burrit të Marsidës", shprehet
Toçi. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 09:51