Vritet Presidenti i Çamërisë
Një ngjarje e rëndë duket se është bërë publike ditën e sotme në median socale.

Sipas burimeve, Presidentit të Republikës së Çamërisë, Festim Lato i është bërë një atentat në Holandë.

Postime të shumat janë bërë në profilin e Latos në Facebook ku i shprehin ngushëllime familjes por njëkohësisht dhe kombit shqiptar për humbjen e madhe.

Përmes një komunikate të nënshkruar nga Atdhe Geci dhe Ali Aliu, që njihet si Kryeministër i “Republikës së Çamërisë”, njoftohet se Festim Latos i është bërë atentat.

“Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” – thuhet në komunikatë, përcjell in7.

Festim Lato ka lindur në Vlorë më 1 Janar të vitit 1973. Ai u vra sot nga atentatorë të paidentifikuar, thonë njerëz të afërt me të. Nuk dihen as arsyet e vrasjes dhe as nëse ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë.

Policia holandeze po heton rastin.
Shtuar më 21/07/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori