Vrasja e Nikolin Lekstakajt, policia jep detaje për makinën e djegur në Gjadër

Policia ka dhënë detaje mbi makinën e djegur të gjetur në Gjadër të Lezhës. Sipas uniformave blu, brenda mjetit është gjetur dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në vrasjen e Nikolin Marku Lekstakaj, i ekzekutuar një ditë më parë në Balldre.

Ndërkohë policia thekson se mjeti ka qenë i vjedhur në qyetin e Dimalit.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L).

U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 20.07.2023 18:13