Vrasja në ish-Bllok, jepet masa e sigurisë për Vis Martinajn
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe Martinaj.

Të shtunën, për më shumë se 6 orë, gjykata mori në dorëzim dosjen voluminoze, ndërsa avokati i Martinit, pas seancës maratonë dhe të paprecedentë për një masë sigurie, ka deklaruar vetëm datën se kur do të jepet vendimi: “Vendimi do të jepet të dielën, në orën 11:30”.

Për shkak të volumit të dosjes dhe fakteve të reja që solli prokuroria, gjyqtari Artan Gjermeni ka kërkuar të marrë më shumë kohë për t’u shprehur me vendim nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për të ndryshuar masën e sigurisë, apo do të lërë në fuqi masën me afat 30-ditor që skadon në datën 7 nëntor.
Shtuar më 04/11/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori