EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e fryente, humb jetën një person në aksin Lezhë-Milot (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Burime bëjnë me dije se në person ka humbur jetën teksa po fryente gomën e mjetit, pasi kjo e fundit ka plasur.

Mësohet se viktima është Spase Milloshi, 56 vjeç. Ai ishte gomist dhe ngjarja ndodhi në gomisterinë e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak. Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/