E ëma e ka rritur e vetme, 14-vjeçarja i jep forcë: Fshiji lotët, më ke mua!

Nënë e bijë kanë përlotur publikun me historinë e tyre emocionuese.

Emili surprizoi nënë e saj në “Ka një mesazh për ty”.

14-vjeçarja tregoi se prindërit e saj emigruan në Greqi kur vajza ishte e vogël dhe më pas u divorcuan.

Babai i saj jeton ende në Greqi, ndërsa Emili dhe nëna e saj, Brisilda u kthyen te gjyshërit në Borsh.

Brisilda iu përvesh punëve të fshatit ndërsa edhe pse është ende e re, vetëm 30 vjeçe, i është përkushtuar vajzës së saj dhe nuk ka krijuar një jetë të re. Emili dëshiron t’i japë nënës së saj një mesazh force.

Emili: Ma mos qaj. E di që je duke kaluar një jetë shumë të vështirë, por jo, më ke mua dhe ti do më kesh gjithmonë krahun tënd të djathtë.

Brisilda: Shpirt i mamit!

Emili: Ti e di që unë të dua shumë.

Brisilda: Edhe unë.

Emili: Fshiji lotët.

Brisilda: Drita ime, shpirti im./Albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 11:51