Vazhdon kaosi në gjimnazin në Fier, një tjetër nxënëse përfundon në urgjencë
Vetëm një ditë pasi mbi 60 nxënës përfunduan në urgjencë pasi u helmuan në ambientet e gjimnazit, sërish sot një vajzë ka përfunduar në urgjencë.

Ajo nuk është ndjerë mirë sapo është futur në ambientet e brendshme të shkollës.

Ndëkohë dy nxënës të moshave 15-vjeç A.M dhe A.H. janë vënë nën pasi dyshohet se kanë hedhur spraj gazi, çka shkaktoi edhe situatën alarmante edhe pse pikëpyetjet në këtë rast janë sërish të mëdha.

Fëmijët janë shfaqur në shkollë të shoqëruar nga prindërit. Këta të fundit kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës, por nuk janë lejuar nga policia. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2020, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori