Ushtria zbarkon në Rinas (FOTO LAJM)

Ashtu sikurse paralajmëroi më herët ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, policia ushtarake ka nisur dislokimin drejt pjesës ushtarake në territorin e aeroportit të Rinasit, duke qenë se tje ndodhet edhe Komanda Ajrore e ForcaveArmatosura.

Në orët e mbrëmjes, siç shihen edhe në këto foto, mjetet e ushtrisë kanë shkuar pranë aeroportit.

Ministrja Xhaçka paralajmëroi se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të ForcaveArmatosura.

“Duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e ForcaveArmatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Shtuar më 10/04/2019, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori