Ushtria turke bëhet gati për luftë në Siri
Pëlqej
Turqi pritet të fusë ushtrinë e saj në territorin e Sirisë.

Lajmi është dhënë sëfundmi nga Presidenti Erdogan, i cili tha se brenda javës do të japë urdhrin që forcat turke të kalojnë kufirin duke u futur në pjesën veriore të Sirisë, atje ku operojnë kurdët e mbështetur nga SHBA-të.

Turqia e ka futur dy herë ushtrinë në Siri për të ndërprerë atë që duhet "korridori kurd" në veri të Sirisë, i cili fillon në territorin e Irakut dhe synon të shtrihet deri në detin Mesdhe, shkruan Albeu.com.

"Ne do të presim se çfarë do të bëjnë ata. Nëse nuk tërhiqen, atëherë brenda javës do t'a shohin se çfarë kemi për t'ju bërë"., tha Erdogan.

Ushtria turke ka goditur me artileri disa herë pozicionet e kurdëve në veri të Sirisë gjatë javës që lamë pas në pritje të një urdhri për të ndërhyrë me këmbësori atje. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori