Conference League, Partizani kualifikohet në turin e tretë, “poker” përballë armenëve në “Air Albania”

Partizani është kualifikuar mbrëmjen e sotme për në turin e tretë të Conference league, duke mposhtur me poker golash skuadrën armene të Atletic Esclaldes.

Të kuqtë e koratit Zoran Zekiç, kualifikohen për në turin e ardshëm pas një fitoreje ‘totale’ 5-1 në të dy takimet me skuadrën armene.

Mbrëmjen e sotme ai që shkëlqeu ishte tedi cara i cili shëni dopietë në pjesën e parë të takimit.

Ndërsa në pjesën e dytë Rrapaj në minutën e 64-t të takimit do të trefishonte shifrat.

Vetëm 1 minutë para përfundimit të takimit arbitri akordon një 11-metërsh për skudarën armene e cila u shndërrua në gol nga ana e Pilotos.

Por ende pa ju gëzuar ende mirë golit të nderit, Partizani kundërpërgjigjet me Eros Grezndës, vetëm 3 sekonda para përfundimit të takimit.

Një aksin që nisi nga pika e bardhë  emesit të fushës, ku miqtë ishin ende duke festuar, një shpërthim i Bilalit dhe një kros nga e majta, bëri që grezda të mos falte kundërshatarin duke shënuar edhe golin e katërt të takimit.


Shtuar 1.08.2023 22:47