U arrestuan tek "Vol-vo 4", lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së
Pëlqej
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë.

Mësohet se gjykata i ka caktuar atyre masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4” ku Arben Ndoka akuzohet se rezulton i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut "Avdylaj". /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori