Plagosi me armë punonjësin e IMT-së teksa po i shembej banesa, del para gjykatës 55-vjeçari! Akuzat që rëndojnë mbi të

Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, ka dalë sot para Gjykatës.

Muça pritet të njihet me masën e sigurisë

Kujtojmë se ai e qëlloi mbi Gavellin, teksa ky i fundit ishte duke monitoruar aksionin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

Prokuroria ka formuluar për Muçën dy akuza, atë për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe atë të “armëmbajtje pa leje”.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart”, dëshmoi punonjësi i IMT-së në polici./albeu.com/