E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Turqia nis luftën në Siri (VIDEO)
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Turqia ka nisur përgatitjet për të nisur ofensivën në veri në lindje të Eufratit në Siri duke bombarduar sëfundmi pozicionet kurde në këtë zonë.

Siç raportojnë mediat e huaja, avionët turq kanë fluturuar mbi Sirinë e veriut duke bombarduar pozicionet e kurdëve pranë Raqqas, dikur kryeqyteti i të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Në një postim në Tëitter, miunistria e Mbrojtjes e Turqisë, theksoi se ata do të bënin çdo gjë për të siguruar stabilitetin e kufijve të vendit.

Operacioni ushtrisë turke nis pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga zona, të cilët shërbenin si një garanci për kurdët se nuk do të sulmoheshin. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori