Trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin për Saimir Tahirin
Po vijon maratonë që prej paradites së sotme senaca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Tahiri u fut në gjykatë me avokatin e tij Maks Haxhia të shoqëruar nga 53 fashikuj dokumente, të cilat u transportuan me karrocë.

Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesë provash, ose gjykimin e shkurtuar nëse nuk pranohet kërkesa e parë, ndërsa vetëm pak minuta më parë trupi gjykues është tërhequr për të dhënë vendimin se çfarë do të ndodhë me gjyqin ndaj Tahirit.

Ndonëse Tahiri e Çela kanë kërkuar pushimin e çështjes, nëse dosja kalon për gjykim ata kërkojnë të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Kjo sjell për pasojë që, nëse pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

Gjykata mund të pranojë kërkesën e Tahirit për pushimin e çështjes, gjykimin e shkurtuar, por edhe të vendosë vijimin e gjykimit të çështjes në themel dhe shqyrtimin e të gjithë fashikujve. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori