Tragjedi në Tiranë, shuhet familja në aksident (VIDEO)
Një aksident i rëndë është regjistruar në orën 02:10 minuta të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Mjetitip "BMW" me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës, në afërsi të TEG-ut.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë babai, nëna dhe 2 fëmijët V. Bibaj, B. Bibaj, F., Bibaj, Xh. Bibaj, ndërsa drejtuesi i mjetit A. Alia ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, së bashku me dhëndërrin e familjes, para se të ndodhte aksidenti.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shtuar më 16/06/2019, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori