Trafikonin klandestinë sirianë, arrestohet një person
Policia e Gjirokastrës parandalon trafikun e klandestinëve sirianë 45 km në thellësi të territorit shqiptar. Burime nga policia bëjnë me dije se pak minuta më parë është arrestuar trafikanti i klandestinëve që po i transportonte me automjetin e tij në drejtimin verior.

Mësohet se trafikanti është një i ri nga qyteti i Memaliaj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. I riu kishte marrë 6 sirianët nga Kakavija dhe po i conte në drejtim të Shkodrës me automjetin e tij.

Aksioni u realizua nga Komisariati i Policise Gjirokastër në bashkepunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Mbi të riun rëndon vepra penale e trafikimit të qënieve njerëzore.
Shtuar më 27/07/2019, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori