Tiranë, makina përplas motorçikletën, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet ku një makinë ka përplasur një drejtues motorçiklete si pasojë e të cilit ky I fundit është dëmtuar dhe që ësjhtë dërguar në spital.

Sipas Policisë, mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.,T duke I shkaktuar këtij të fundit edhe dëmtime.

Bëhet e ditur e drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.,T si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr shtetasi A.,T i cili u dërgua në SQU nën kujdesin mjeksor.

Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 15/06/2019, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori