Tërmeti i fuqishëm shkund Shkodrën e Ulqinin, tronditja ndjehet edhe në Tiranë

Pëlqej
Një tërmet i fuqishëm prej 5.1 ballësh ra para pak minutash në Ulqin duke tronditur të gjithë Malin e Zi dhe Shqipërinë e Veriut, ndërsa lëkundjet u ndjenë të forta edhe në qytete të tjera të vendit si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Për momentin nuk ka informacione mbi dëme në njerëz apo materiale.

Banorë të zonës bëjnë me dije për Albeu.com se fillimisht ndjenë një zhurmë mbytëse dhe pas saj një tronditje të fortë të tokës, e cila zgjati vetëm pak sekonda.

Rajoni i Adriatikut është goditur shpesh nga tërmetet kohët e fundit duke ngjallur frikën për ndonjë goditje më të fortë në periudhat në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori