Shkarkohen, Ahmetaj, Gjiknuri, Bushati dhe Nikolla, kush janë ministrat e rinj
Kryeministri Rama i ka dhënë një të shkundur qeverisë ditën e sotme duke njoftuar se do të shkarkohen të gjithë ministrat që kanë mbi pesë vite në detyrë duke emëruar në vend të tyre emra të rinj.

Po ashtu, Rama ka shkarkuar edhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin dhe Ditmir Bushatin...

“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve. Do të largohen ministrat që kanë 5 vite në kabinet", tha Rama.

Ministrat që shkarkohen:

-Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Adenaj
-Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini
-Ditmir Bushati zëvendësohet nga Genc Caka
-Damian Gjiknuri zëvendësohet nga Belinda Balluku
-Mirela Kumbaro zëvendësohet nga Elva Margariti
-Sonila Qato zëvendësohet nga Eduart Shalsi
-Elisa Spiropali, ministre për marrëdhënien me parlamentin


Shtuar më 28/12/2018, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori