Tërmet i fuqishëm në kufirin shqiptar
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në kufirin mes tre shteteve Shqipëri-Greqi dhe Maqedonia e Veriut.

Pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme prej 4.8 ballësh, sot ka rënë një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm.

Rreth orës 12:50 të mesditës toka është lëkundur në Kozan.

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Tërmeteve lëkundjet kanë qenë të masës 5.1 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në Greqi, Shqipëri e Maqedoni.

Shtuar më 14/07/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori