Tensione Greqi-Turqi, disa avionë ngrihen mes alarmit në fluturim
Pëlqej
Raportet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivelin më të ulët të tyre prej disa vitesh dhe në shërbim të kësaj marrëdhënieve të tensionuar vijnë përplasjet e vazhdueshme në kufirin detar.

Mediat e huaja raportojnë sot për dy avionë turq që kanë hyrë në hapësirën ajrore greke gjatë mëngjesit, gjë e cila ka alarmuar flotën ajrore të Greqisë, e cila ka ngritur në fluturim disa avionë të saj.

Përplasje të tilla kanë ndodhur edhe më parë. Pak javë më parë dy avionë turq iu afruan helikopterit të ish-ministrit të Mbrojtjes së Greqisë duke i kërkuar që të largohet nga hapësira e tyre ajrore. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori