Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën (VIDEO)
Saimir Tahiri ka dalë sot para mediave duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së KrimeveRënda, e cila e dënoi atë me 5 vite shërbim prove, i cili u konvertua në 3.4 vite për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Tahiri tha se sot do të tregojë të vërtetën e tij theksuar se janë thënë gënjështra brenda dhe jashtë Prokurorisë.

"Unë mund të mbaja mandatin por e lash për t'u gjykuar si qytetar i lirë", tha ai.

Gjykata e KrimeveRënda e dënoi Tahirin për shpërdorim detyre me 3.4 vite shërbim prove duke rrëzuar akuzat e tjera më të rënda.

Prokuroria e KrimeveRënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite. Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Gjithsesi, këto tre akuza nuk u pranuan nga tre gjykatësit, të cilët e dënuan Tahirin për “shpërdorim prove”, akuzë që nuk ishte bërë nga Prokuroria.

Sipas vendimit, Tahiri për 3 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg.
Shtuar më 21/09/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori