Studentët përzënë nga protesta militantët e partive (FOTO LAJM)

Mijëra studentë janë mbledhur ditën e sotme para Kryeministrisë, për të kërkuar plotësim e 8 kërkesave të tyre.

Ndërkohë në këtë protestë raportohet se ka patur edhe militantë partie, ku disa prej tyre kanë ndezur tymuese dhe më pas i kanë hedhur drejt Kryeministrisë.

Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë.

“Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”-tha studenti.

Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori