E FUNDIT/ Shuhet gazetari Fatos Baxhaku
Ka ndërruar jetë sot në moshën 55 vjeçare gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku.

Ai është një ndër pionerët e shtypit të pavarur në Shqipëri që në fillim të viteve '90 duke u bërë udhërrëfyes për gazetarët më të rinj.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Kush ishte gazetari Fatos Baxhaku?

Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe " 20 Vjetori", (sot Dora D'Istria).

Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin "Ismail Qemali". Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave.

Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetes Shqiptare".

Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin "Klan". Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme "XXL". Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne televizionin "Vizion Plus". Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem "Shqip". A

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe "Tunel" (Vizion Plus), "Rrugetim" (Top Channel), "Shtepa e Vjeter" (Digitalb).si edhe i shume dokumentareve televizive.
Shtuar më 16/08/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori