Shtrohet me urgjencë në spital bosi i mafias shqiptare në burgjet greke
Beratasi Klodian Lekoçaj është cilësuar nga mediat dhe policia greke si bosi shqiptar në burgjet greke për shkak se emri i tij lidhet me një seri vrasjesh dhe aktivitetesh të tjera të paligjshme në shtetin grek.

Lekoçaj lidhet me vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos si edhe me therjen e Arbër Bakos në burgun e Koridalos disa javë më parë. Grekët dyshojnë se ai ka gisht edhe në vrasjen e disa shqiptarëve të tjerë.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan në Facebook se Lekoçaj është shtruar urgjent në spital pas problemeve të menjëhershme shëndetësore.

Nuk dihet problemi shëndetësor që ka Lekoçaj, megjithatë më parë ai kishte kërkuar më shumë mbrojtje nga policia pasi kishte frikë se e vrisnin.

Gjatë javëve të fundit në Greqi janë arrestuar katër avokatë të njohur me akuzën e lidhjes me "mafian e burgjeve" koka e të cilës konsiderohet pikërisht Lekoçaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori