Shpërthim molotovi në xhaminë e Namazgjasë
Një bombë molotov ka shpërthyer brenda territorit të Xhamisë së Namazgjasë mbrëmjen e sotme, para Parlamentit.

Mësohet se po ashtu është gjetur edhe një tjetër koktejl molotov në tokë, e pa plasur jashtë Parlamentit.

Në vendngjarje kane shkuar zjarrfikeset dhe Policia, ku kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ngjarje të qëllimshme.

Shtuar më 17/05/2020, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori