Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Një sasi eksplozivi është vendosur në një banese në Kamëz, në rrugën Mujo Ulqinaku.

Tritoli mendohet të jetë vendosur gjatë mesnatës, në banesën e shtetasit me iniciale Gj.K.

Mësohet se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz në banesë.

Raportohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm për dëme material.
Njoftimi i policisë
Tiranë

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 20/08/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori