Shpërthen akuariumi me 1500 peshq brenda hotelit në Gjermani, 2 persona të lënduar

Një akuarium i madh, i vendosur në një hotel në Berlin, shpërtheu herët këtë mëngjes. Mediat e huaja bëjnë me dije se, 100 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës. Sipas faqes së gazetës Bild, ka të paktën dy të l 2 persona të lënduar.

“Akuariumi është dëmtuar, ka rrjedhje uji. Situata nuk është e qartë për momentin”, shkroi shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit gjerman në Twitter.

Shërbimi informativ i trafikut të Berlinit VIZ tha se në rrugë kishte një sasi të madhe uji. Dom Aquaree ndodhet brenda një hoteli Radisson në lagjen turistike të Mitte në Berlin. Sipas faqes së saj të internetit, ky akuarium është akuariumi më i madh homogjen, cilindrik në botë, është 16 metra i lartë, përmban një milion litra ujë dhe 1500 peshq.