Shpërthen mina, vritet një Nënoficere, plagosen dy të tjerë
foto ilustruese
Shpërthimi i një mine i ka shkaktuar vdekjen një efektivi të forcave të xhenios në Ushtrinë Shqiptare. Ndërkohë, nga ky incident janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë nga ky repart.

Ata janë në në mision në Letoni në kuadër të NATO-s dhe incidenti tragjik ka ndodhur në vendin Balltik.

Në një deklaratë për mediat Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Bardhyl Kollçaku deklaroi se viktimë e këtij incidenti është Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

"Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit", tha Kollçaku.

Shtuar më 06/05/2019, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori