Shpërthen bombula e gazit në Vlorë
Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashivicë në Vlorë. Bombola ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë në banesën e shtetasit R.H.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por banesa ka patur dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë Vlorë

Më datë 17.07.2019, rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Shtuar më 17/07/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori